Vrasja që tronditi Kosovën, babë e bir vdiqën brenda 10 ditësh

Aktuale

Vrasja që tronditi Kosovën, babë e bir vdiqën brenda 10 ditësh

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:19
Bekim Muja dhe 15 vjeçari A. Muja

Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë javë më parë.

Ai qëndronte qe disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Lajmin e ka bërë të ditur edhe miku i tij, Burim Klinaku përmes një postimi në Facebook.

“Sap mora lajmin se paska vdek Bekim Muja, ishalla Allahu e ka dërgu në lule të xhehnetit, do të na mungojë”, shkroi ai.

Po ashtu shefi i Intensivës, Shaqir Uka tha shkurt se ai ka ndërruar jetë në orën 16:30.

“S’ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga arma e zjarrit”, u shpreh Uka.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 5 prill në fshatin Gradicë të Drenasit ku në vend kishte mbetur i vdekur 15 vjeçari A.M, derisa i plagosur kishte mbetur babai i tij B.M. (që ndërroi jetë sot).

Të njëjtit dyshohet se janë plagosur nga fqinjtë e tyre (po ashtu babë dhe bir) pas një mosmarrëveshje lidhur me malin e fshatit, por motivi i saktë i ngjarjes nuk dihet akoma.

Dy të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në fshatin Gradicë të Drenasit gjendjen në paraburgim.

Ndërkaq, Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se u është caktuar masa e paraburgimit të pandehurve Xh. B.  dhe A. B, të cilët nga Prokuroria dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe ndihma për kryerjen e vrasjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat