Gastronomia dhe qendrat tregtare hapen të hënën, masat e tjera rishikohen

Aktuale

Gastronomia dhe qendrat tregtare hapen të hënën, masat e tjera rishikohen

Më: 16 prill 2021 Në ora: 07:59
Ilustrim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se nga takimi i djeshëm mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, u tha se nga 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi, dhe atij të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Aty është bërë e ditur se masat e reja do të vendosen edhe masa të reja për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.  Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot( të enjtën) të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

“Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat