Rrëfimi i Halit Baranit: Ja se si Oliver Ivanoviqi dhe Mosha i pushkatuan të rinjt shqiptarë në shtëpinë e Maliq Likoshanit

Aktuale

Rrëfimi i Halit Baranit: Ja se si Oliver Ivanoviqi dhe Mosha i pushkatuan të rinjt shqiptarë në shtëpinë e Maliq Likoshanit

Nga: N.Sh. Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:48
Halit Barani

Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani ka rrëfer për një ngjarje që ka ndodh 22 vjet më parë në Kosovë.

Barani përmes një shkrimi në facebook, tregon se si Oliver Ivanoviqi bashk me Momqillo Kokiriq policë serbë, kanë nxjerrur nga kolona disa të rinjë shqiptarë dhe pastaj i pushkatuan.

Barani thotë se 80.000 shqiptarë serbët i futën në kolonë dhe gjatë kësaj kolone serbët i kanë nxjerr për t’i pushkatuar disa të rinjë.

9 të rinj shqiptar sipas tij janë pushkatuar në oborrin e shtëpisë së Maliq Likoshanit, pastaj edhe disa persona të tjerë.

Postimi i plotë:

Këtu e 22 vite më parë, saktësisht. Më 16.IV.1999, në orët e paradites, hordhitë çetnike serbe i futën me dhunë në kolonë rreth 80.000 shqiptarë, banorë të Mitrovicës me rrethinë, të cilët ishin në kolonën e gjatë mbi 10 kilometra.

Me të arritur gjysma e kolonës në lagjen “Ura e Gjakut”, një grup policësh, të prirë nga Oliver Ivanoviq, Momqillo Kokiriq (i qujtur Mosha), etj., nxjerrin nga kolona meshkuj, kryesisht të rinj.

Vetëm Momqilla i nxjerr nga kolona, duke ua marrë  nga duart nënave të tyre, 9 të rinj, të cilët i fusin në oborrin e shtëpisë së Maliq Likoshanit.

Atyre ua lidhin duart me tela rreth një pusi, ku edhe i pushkatojnë 8 prej tyre, ngase njëri arrin të ik, por me vonë edhe atë e zënë dhe e pushkatojnë.

Edhe përgjatë rrugës nga Mitrovica deri në fshatin Ternavc të Skënderajt, policët dhe paraushtarakët serbë pushkatuan njerëz, të cilët ishin në kolonë.

Nga kolona në fjalë, edhe në fshatin Klinë e Epërme nga kolona i nxjerrin 4 banorë të lagjes “Bair”, ku i pushkatojnë dhe i dërgojnë me automjete në fshatin Kuçicë, ku i hedhin në një pus.

Pas lufte u nxorën trupat e tyre të pajetë nga ky pus dhe u rivarrosën në varrezat e qytetit në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat