Fjalimi i Haradinajt: Në ditën e varrimit të Enverit i kemi falë vrasësit, sepse nuk deshëm vëllavrasje

Aktuale

Fjalimi i Haradinajt: Në ditën e varrimit të Enverit i kemi falë vrasësit, sepse nuk deshëm vëllavrasje

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:46
Ramush Haradinaj

Sot në Gllogjan janë përkujtuar dëshmorët e Kombit në 22 vjetorin e rënies Fatmir e Luan Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj!

Në fjalimin e tij para të pranishmeve, ish komandanti i UÇK-së dhe ish kryeministri,Ramush Haradinaj ka folur për rënien e këtyre katër heronjve, duke mbrojtur popullësinë shqiptare të shpërngulur në atë zonë.

Përveç kësaj, Haradinaj ka folur edhe për vrasjen e vëllait tjetër, Enverit, në vitin 2005 në një pritë në rrugën Pejë-Deçan.

“Në ditën e varrimit të Enverit, ne iu kemi dhënë goditjen më të madhe atyre që kanë pasur dëshirë t’i shohin shqiptarët duke u vrarë ndërmjet vete.  Atë ditë iu kemi thënë se ky do të jetë i fundit, s’do të ketë më shqiptarë që vriten nga shqiptarët. Iu kemi thënë se i falim të gjithë dhe njëkohësisht i duam të gjithë”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat