“Në mbështetje të ministrit”/Analisti nga Amerika i del në mbrojtje Arben Vitisë, reagon ashpër ndaj kritikuesve

Aktuale

“Në mbështetje të ministrit”/Analisti nga Amerika i del në mbrojtje Arben Vitisë, reagon ashpër ndaj kritikuesve

Nga: A.Morina Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:15
Arben Vitia

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu i ka dal në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia pas kritikave që ka marrë në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaskinës anti-covid.

Baraliu sulmet mbi ministrin Vitia, i cilësoi si përralla dhe akte destruktive e të dëmshme për shoqërinë.

“Unë nuk kam ngurruar të kritikoj qeveritë e politikanët asnjëherë, perfshirë Albinin et al, por Arbenin duhet mbështetur e ndihmuar në përpjekjet e tij herkuliane për të stabilizuar situatën, e jo duke e demonizuar mbi gënjeshtra dhe dështime të ministrit paraprak”, shkroi Baraliu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në mbështetje të ministrit Vitia

Sulmet mbi përralla e sajesa që po i bëhen ministrit Arben Vitia janë jo vetëm pa kurrfarë baze, por në esencë edhe akte destruktive dhe të dëmshme për shoqërinë, të buruara nga njerëz që ose mbajnë përgjegjësi për neglizhencë dramatike në lidhje me keqmenaxhim të pandemisë dhe vakcinave, ose sharlatanë që nuk kuptojnë asgjë nga Covid apo rrethanat specifike të Kosovës.

Sa i përket masave kufizuese të fundit, deklaroj pa hezitim se ky ishte njëri ndër aktet më të guximshme dhe nevojshme (dhe politikisht më të disfavorshme) nga ndonjë politikan i Kosovës në vitet e fundit. Ishte edhe shtesë akti i guximshëm duke pasur parasysh shkeljet gjatë fushatës, përfshirë nga vet Vitia.

Sa i përket vakcinave, mund të deklaroj me përgjegjësi të plotë që ministri po përpiqet me vetëmohim maksimal të gjej rrugën e shpëtimit përtej gjurulldisë së tmerrshme që e ka gjetur kur ka mbërritur në ministri. Këtë mund ta dëshmoj specifikisht edhe mbi bisedat dhe bashkëpunimin që kam pasur me të në lidhje me përpjekjet e PAAC për të ndihmuar përmes relacioneve tona në DC dhe SHBA.

Unë nuk kam ngurruar të kritikoj qeveritë e politikanët asnjëherë, perfshirë Albinin et al, por Arbenin duhet mbështetur e ndihmuar në përpjekjet e tij herkuliane për të stabilizuar situatën, e jo duke e demonizuar mbi gënjeshtra dhe dështime të ministrit paraprak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat