Daut Haradinaj reagon ashpër ndaj Qeverisë

Aktuale

Daut Haradinaj reagon ashpër ndaj Qeverisë

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:50
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, është përfshirë në debatin për vaksinat dhe kontratën që sipas medieve ministri Arben Vitia nuk e ka nënshkruar me kompaninë amerikane Pfizer.

Haradinaj thotë se njëherë e mbyllën Kosovën dhe tash po duan t’i mbyllin mediat.

Postimi i plotë:

Pasi e mbyllën Kosovën, tani po mundohen t'i mbyllin edhe mediumet e guximshme për raportimin e mosnënshkruarjes së kontratës për blerjen e vaksinës.

Logjikë tepër e gabueshme që dështimet e veta t'i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë.

Mos ta harrojmë edhe aferën e blerjes së maskave me çmim marramendës dhe vdekjen e të riut në Qendrën e Studentëve.

Të dyja këto raste janë për prokurorinë e guximshme, e assesi gazetari qe e kreu detyrën e vet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat