Vlora Dumoshi kritikon Vjosa Osmanin pas zhvillimeve të fundit

Aktuale

Vlora Dumoshi kritikon Vjosa Osmanin pas zhvillimeve të fundit

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:59
Vlora Dumoshi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka kritikuar Vjosa Osmanin për heshtje ndaj zhvillimeve të fundit të prokurorisë.

Dumoshi në një postim në “Facebook”, shkroi se duhet që të gjithë njëzëri të bëhen kundër instalimit të shtetit policor dhe diktatorial.

“Të gjithë së bashku, një zëri të bëhemi kundër instalimit të shtetit policor dhe diktatorial. Mos reagimi është i vonshëm. Zonja Presidente çfarë nënkupton kjo heshtje?”, ka shrkuar ajo.

Në ndërkohë Parim Olluri sot përmes një shkrimi në profilin e tij, kishte treguar se dy zyrtarë policor kishin shkuar në zyrat e Insajderit dhe se e kishin ftuar për intervistim në Polici.

Kjo ftesë për Ollurin kishte ardhur edhe përkundër faktit që Prokuroria në një sqarim zyrtar kishte thënë se nuk do të jenë pjesë e hetimit gazetarët e mediat, por zyrtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat