Deputetja e AAK-së kërkon nga Qeveria ta heqin orën policore

Aktuale

Deputetja e AAK-së kërkon nga Qeveria ta heqin orën policore

Nga: A.SH Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:43
Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka kërkuar nga Qeveria që të rishikojnë ̈ rishikojnë vendimin për orë policore.

Sipas saj, ose ta heqin krejt ose të vendosin në vend të orë 5:00 në ora 2:00

Postimi në Facebook:

Rishikimi i masave të reja nga Qeveria e Kosovës nuk sjell ndonjë dobi në të mirë të qyterarëve siç nuk ka ndryshuar asgjë në dy javët e kaluara.

Sidomos e është panevojshme ora policore gjatë natës kur tani jemi në Muajin e Shejtë të Ramazanit dhe qytetarët që agjërojnë kanë nevojë të shërbehen me ushqime që i praktikojnë gjatë këtij muaji.

Psh: në syfyr nuk shkon gjithë familja në furrë por një pjesëtar i familjes dhe nuk krijohen masa të mëdha të njerëzve.

Andaj për respekt të muajit Ramazan, kërkoj nga Qeveria e Kosovës të rishikojnë vendimin për orë policore, ta heqin krejtë ose tê vendosin në vend të orë 5:00 në ora 2:00.

Nëse nuk mund të iu ndihmojmë më shumë atëherë të paktën mos ti pengojmë të paktën gjatë këtij muaji kur e dijmë që shumë qytetarë janë gjobitur me nga 200 euro për një pitalkë ose një byrek që janë shërbyer gjatë orës policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat