​Opozita: Ndalimin i privatizimit nga kryeministri Kurti shkelje kushtetuese

Aktuale

​Opozita: Ndalimin i privatizimit nga kryeministri Kurti shkelje kushtetuese

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:39
Komisioni për Ekonomi

Kërkesa e kryeministri Albin Kurti për ndalimin e procesit të privatizimit nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka nxitur debat sot në kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Derisa ndalimi i procesit të privatizimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti u vlerësua nga deputetët e opozitës si anti-Kushtetuese.

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se vetëm Kuvendi i Kosovës si ligjvënës mund ta ndalojë këtë proces, e jo Qeveria.

Lekaj: Vendimi i kryeministrit është anti-Kushtetuese për AKP-në

“Sa i përket vendimit apo letrës së kryeministrit mendoj se është anti Kushtetuese, sepse një parlament ka votuar ligjet, dhe vetëm ai që miraton ligjet mundet t’i shfuqizojë. Në asnjë mënyrë nuk ka guxuar kryeministri ta ndërpres at-hoc AKP-në, veprimtarinë e AKP-së. Është ‘no coment’. Nuk kemi pasur ndërhyrje të tilla asnjë herë derisa nuk është kompetencë e Qeverisë”, theksoi Lekaj.

Lidhur më këtë deklaratë ka reaguar deputetja Mimoza Kusari-Lila e cila tha se nuk është shkelje flagrante kërkesa e kryeministrit Kurti.

Deputetja nga LVV Kusari-Lila tha se kryeministri në kërkesën publike ka kërkuar ndalje të aktivitetit, nuk ka kërkuar plotësim-ndryshim ligji, pasi sipas saj ka parë që brenda AKP-së është shtuar aktiviteti i shitjeve, i likuidimit, i dhënies me qira që ka qenë në kundërshtim edhe me praktikat dhe ritmin e punës së tyre muaj më parë.

Kusari-Lila: Haradinaj kishte bërë drejtor të AKP-së ish-sekretarin e partisë

“Në momentin kur janë mbajtur zgjedhjet dhe në momentin kur është ditur fituesi ka filluar aktiviteti çuditërisht shumë dinamik i AKP-së. Tash në raport me këtë kërkesë të kryeministrit krahasuar me kohën kur ju keni qenë në qeveri dhe kryeministër ka qenë Haradinaj ka pasur presion 6 muja të vazhdueshëm, presion jo publik, presion drejtpërdrejt në ish-menaxhmentin, është shkarkuar drejtori, është shtyrë të jep dorëheqje, është vendos në vend të tij ish-sekretari i partisë së juaj si drejtor menaxhues. Është votuar bordi këtu, edhe ju po më thoni është shkelje flagrante. Mos të lutna Pal”, theksoi Kusari Lila.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Ferat Shala tha se Qeveria nuk mund ta ndalë privatizimin në mënyrë arbitrare.

Edhe Shala potencoi se vetëm kuvendi mund të bëjë ndryshime për AKP-në.

Shala: Nuk mundet ekzekutivi në mënyrë arbitrare ta ndalë privatizimin e AKP-së

“Nuk mundet ekzekutivi në mënyrë arbitrare pa e kaluar këtë vij(kuvendin) ku mund ta debatojmë dhe ku mund t’i ftojmë ata, dhe t’i themi stop. Por në mënyrë legale, ligjore dhe procedurale, këtë e kemi shqetësim. Ta ftojmë bordin të AKP-së në javën e ardhshme në një takim për t’u sqaruar për të gjithë hapat dhe ku ka mbetur procesi i privatizimit, si dhe sfidat me të cilat ata po ballafaqohen”, tha Shala.

Komisioni vendosi që për mbledhjen e ardhshme ta ftojë në raportim Bordin dhe drejtorin e AKP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat