​Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Aktuale

​Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:09
Agron Llugaliun dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit

Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte emëruar U.D. të drejtorit të Doganës Bajram Rexhën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat