Bislimi takohet me ambasadoren suedeze, bisedojnë për çështjen e integrimeve evropiane

Aktuale

Bislimi takohet me ambasadoren suedeze, bisedojnë për çështjen e integrimeve evropiane

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:44
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në zyrë ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.

Hernmarck e uroi Bislimin për marrjen e përgjegjësive të reja në kuadër të detyrës si zëvendëskryeministër.

Ajo u shpreh se e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për emërimin e tij si zëvendëskryeministër me portofolin e Integrimeve Evropiane, Zhvillimit dhe Dialogut, duke marrë parasysh bashkëpunimin paraprak që e kanë pasur gjatë detyrës së tij si Ministër i Financave.

Ambasadorja e njoftoi Bislimin për projektet të cilat Suedia është duke i realizuar në Kosovë, e të cilat prekin fushat e demokratizimit, qeverisjes lokale, integrimit ekonomik me BE-në, të drejtat e njeriut si dhe fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Duke e falënderuar ambasadoren për vizitën dhe urimin, Bislimi tha se e vlerëson thellë mbështetjen që Suedia i ka dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve.

Ai theksoi se Suedia është një shembull për t’u ndjekur, sidomos në fushat në të cilat ajo tanimë po e mbështetë Kosovën.

Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën me pandeminë COVID-19, dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështjen e integrimeve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat