Osmani: Investimi në edukimin e hershëm çelës për zhvillimin e potencialit të të rinjve

Aktuale

Osmani: Investimi në edukimin e hershëm çelës për zhvillimin e potencialit të të rinjve

Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:51
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim disa nxënës të cilët janë pjesë e BONEVET. Me këtë rast ajo ka thënë se investimi në edukimin e hershëm dhe në inovacion e teknologji, është çelës për zhvillimin e potencialit dhe talentit të tyre.

Ky është statusi i saj i plotë:

Sot, në Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit kalova një pasdite të këndshme me Edrin, Lyren, Amaren, Ardin, Riga, Diten, Ninen, Rronin, Zanen, Morean - fëmijët e talentuar nga BONEVET.

Për ca çaste, ata mjeshtërisht na rikthyen në botën e fëmijërisë. Teksa i shihnim se si përmes robotikës gjallërohej imagjinata e tyre dhe kur programonin rrugën e duhur në menyrë që të shmangin pengesat në lojë dhe të perfundojnë sfidat me sukses, e përjetuam bashkë me ta një emocion të veçantë të lirisë, ashtu siç mundet njeriu ta përjetojë vetëm gjatë fëmijërisë.

Ajo botë e pastër, ai shpirt kreativ, ai kuriozitet i jashtëzakonshëm e ngazëllim, duhet kultivuar dhe mbështetur, e këtë po e bëjnë jashtëzakonisht mirë mentorët e BONEVET. Sot këta fëmijë na konfirmuan se bashkëjetesa me teknologjinë tashmë është e pashmangshme, dhe se investimi në edukimin e hershëm dhe në inovacion e teknologji, është çelës për zhvillimin e potencialit dhe talentit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat