Kryediplomati gjerman pas takimit me Osmanin jep lajmin për vaksinat, flet për vijat në harta dhe liberalizimin e vizave

Aktuale

Kryediplomati gjerman pas takimit me Osmanin jep lajmin për vaksinat, flet për vijat në harta dhe liberalizimin e vizave

Nga: Bota Sot Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:58

(E plotësuar 18:04) - Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka nënvizuar qartë se idetë për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor janë të rrezikshme dhe jo realiste.

Kryediplomati gjerman në një konferencë të përbashkët për medie me presidenten Vjosa Osmani, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke, por duhet të ketë një kompromis për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Pas takimit me të parën e shtetit, Mass premtoi se Gjermania do të angazhohet për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për Kosovën. Derisa bëri të ditur se javëve të ardhshme platformës COVAX do t’i shtohen edhe 100 mijë vaksina të reja për Kosovën.

Maas: Është normale që në dialogun për normalizim të ketë kompromise

“Natyrisht se njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes, përndryshe nuk do të realizohet. Përtej kësaj nga dy anët është normale në dialogët për normalizim të ketë një kompromis. Nuk dua të tërheq linja të kuqe, por e di që edhe nga ana tjetër, për shkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë dhe s’dua ta ngarkoj edhe më tej procesin, por në fund të procesit dëshiroj të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet”, tha ai.

Idetë për ndryshim të kufijve, Maas tha se duhet të futen në sirtarë dhe të jenë pjesë e së kaluarës.

Maas: Idetë të cilat janë shprehur kohëve të fundit për vizatim të kufijve janë të rrezikshme

“Më lejoni që të nënvizoj qartë se idetë, të cilat janë shprehur kohëve të fundit për çështjet e shprehura komplekse, sociale dhe politike mund të zgjidhen me vizatim në harta i konsiderojmë jo realiste dhe tejet të rrezikshme. Ne e konsiderojmë këtë të rrezikshëm edhe diskutimin që bëhet përreth tyre. Andaj jam i lumtur që edhe përpjekja e fundit në këtë drejtim, pavarësisht nga kush u hodh, të futet në sirtar. Shpresojmë që përfundimisht të jetë pjesë e një dosje të së kaluarës”, tha ai.

Krahas kësaj, diplomati gjerman tha se BE-ja duhet t’i qëndrojë premtimit për liberalizim të vizave për Kosovën.

Maas: Ne do të angazhohemi që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë për Kosovën

“Qëndrimi i Qeverisë së Gjermanisë është shumë i qartë. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe të cilat duhet të jepen. Kjo nuk është vetëm çështje e përmbushjeve të kritereve, por edhe asaj që BE t’i përmbahen premtimit që e ka dhënë. Ne gjatë Presidencës sonë e kemi vënë këtë çështje në krye të agjendës gjatë presidencës sonë në BE. Ne do të angazhohemi që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë për Kosovën”, tha ai.

Ndërkohë, premtoi mbështetje në sigurimin e vaksinave edhe pas sigurimit të rreth 100 mijë vaksinave në javët e ardhshme.

Maas: Kontingjentit të platformës COVAX në javëve të ardhshme do t’iu shtohen edhe 100 mijë vaksina

“Kontingjentit të platformës COVAX në javën e ardhshme do t’iu shtohen edhe 100 mijë doza të tjera. Ky është vetëm hapi i parë dhe e di që nuk do të mjaftojë, por ne llogarisim në atë që vaksinat në javën e ardhshme do të shtohen nga kompanitë farmaceutike dhe kjo nuk do të jetë fjala e fundit. Mirëpo, ne do t’iu mbështesim juve edhe më tej në mënyrë që ju ta vaksinoni popullsinë tuaj”, tha ai.

Maas gjithashtu tha se do t’i mbështesin reformat në sundimin e ligjit të parapara nga Qeveria Kurti.

Osmani: Dialogut i nevojitet një “reset”, idetë për ndryshim të kufijve të rrezikshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kundërshtuar ashpër idetë për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Duke e quajtur aventurë të rrezikshme të shekullit të kaluar, e para e shtetit tha se edhe procesi i dialogut me Serbinë ka nevojë për në “reset” dhe se nuk do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e së kaluarës.

Pas takimit me kryediplomatit gjerman, Heiko Maas, Osmani tha se prioriteti momental i institucioneve kosovare është menaxhimi me pandeminë dhe sigurimi i vaksinave.

Përmes një konference të përbashkët për medie, Osmani iu bëri thirrje vendeve të BE-së ta ndjekin shembullin e Gjermanisë për ta mbështetur Kosovën në liberalizimin e vizave. Derisa theksoi se Kosova ka qëndruar lojale ndaj BE-së dhe ShBA-së duke mos pranuar vaksina nga Rusia

Osmani: Proces i dialogut ka nevojë për një “reset”, nuk hyjmë në aventura të rrezikshme

“Si institucione të Kosovës e informova ministrin që ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin dhe të bëjmë çmos që të ketë drejtësi për gjitha këto viktima. Për ne ky proces i dialogut ka nevojë për një ‘reset’, pra nuk është thjeshtë një vazhdimësi dhe të gjitha institucionet tona vëmendshëm do të shqyrtojnë secilën marrëveshje të arritur, secilin dokument të shqyrtuar deri më tani. Do të zhvillojmë një dialog të bazuar në parime të qarta”, tha ajo.

E pyetur për “non paper” që ka dal nga mediet sllovene për rivizatim të kufijve, e para e shtetit tha se kanë kontaktuar autoritetet sllovene dhe sipas tyre ky lajm nuk është i vërtet.

Megjithatë, ajo tha se vizatimi i kufijve në rajon në baza etnike është i rrezikshëm dhe në kundërshtim me vlerat evropiane.

Osmani: Këto ide janë të rrezikshme

“Përgjigja që kemi marrë nga autoritetet sllovene është se një lajm i tillë nuk është i vërtet. Megjithatë ne e kemi ritheksuar dhe do ta theksojë vazhdimisht se ide të tilla janë të rrezikshme jo vetëm për Kosovën dhe rajonin, por përtej rajonit dhe i takojnë shekullit 18. Andaj nuk duhej të gjenden vend në Evropë dhe kudo sepse vizatimi i kufijve në baza etnike është në kundërshtim me vlerat evropiane që qëndron BE-ja”, u shpreh Osmani.

Duke i përmendur katër arsyet e ndikimit rus në rajon, Osmani tha se Kosova ka treguar orientimin e vet euro-atlantik, duke mos pranuar vaksina nga Rusia.

Osmani: Ne i kemi qëndruar lojale BE-së dhe ShBA-së duke mos pranuar vaksina nga Rusia

“Ndikimi rus në rajonin tonë vazhdon të jetë i mundur nëpërmjet Serbisë. Ky ndikim kryesisht është bërë në katër fronte kryesore. I pari i natyrës ekonomike, i dyti i natyrës politike për shkak të ndikimit të madh që e ka në politikat serbe. I treti i natyrës ushtarake dhe kjo dëshmohet me furnizimet që Serbia i merr nga Rusia dhe e katërta është kjo e fundit përmes vaksinave. Kosova i ka qëndruar besnike orientimit të saj pro-perëndimor, i ka qëndruar lojale BE-së dhe ShBA-së duke mos pranuar vaksina nga Rusia”, u shpreh ajo.

Krahas këtyre, Osmani kërkoi vendimmarrjen sa më të shpejtë të BE-së edhe për liberalizim të vizave për Kosovën.

Osmani: Vendet e BE-së ta ndjek shembullin e Gjermanisë për liberalizim të vizave

“Sa i përket liberalizimit të vizave secili qytetarë i Kosovës është i zhgënjyer sepse janë bërë tashmë disa vite që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar gjitha kushtet, edhe pse kishte dyfish kushte më shumë se shtetet e rajonit. Parlamenti evropian me dy të tretat ka përkrahur këtë rekomandim të komisionit dhe atë jo vetëm një herë, por disa herë. Andaj ka ardhur koha që shtetet anëtare që kanë dyshime të ndjekin shembullin e Gjermanisë në mënyrë që të gjitha sa më parë që të jetë e mundur ta përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo në radhë të parë do ta dëshmonte përkushtimin e BE-së në raport me gjithë rajonin tonë, në radhë të dytë do të tregonte se i trajton gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor njësoj dhe se qytetarët e Kosovës ndihen se nuk po trajtohen njësojë sepse edhe procesi po trajtohet ndryshe, nga qysh është trajtuar shtetet tjera. Së treti liberalizimi i vizave për Kosovën do ta ngriste edhe vet kredibilitetin e BE-së në përgjithësi”, tha ajo.

****

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka thënë të enjten në Prishtinë se idetë, të cilat kanë qarkulluar së fundmi rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, përveç që janë joreale, janë edhe të rrezikshme.

“E konsiderojmë të rrezikshëm edhe vetëm diskutimin që bëhet për këtë çështje”, ka thënë Maas pas takimit të zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se dëshiron që ideja e fundit në këtë drejtim të futet shpejt në sirtar dhe të jetë pjesë e së kaluarës.

Sa i përket raportimeve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper, në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar, Maas ka thënë se nuk është në di për projekte të tilla.

“Nuk e di nëse ka projekte të tilla. Fakti që është folur për non-paper, është termi i duhur. Duhet të mbetet ashtu. Sa i përket ideve për ndryshime të kufijve, Qeveria gjermane i refuzon fuqishëm ato sepse një zgjidhje e tillë nuk çon në zgjidhje të problemeve”, ka thënë ai.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në anën tjetër, ka thënë se pas qarkullimit të këtyre raportimeve, ka kontaktuar autoritetet sllovene, të cilat i kanë thënë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë.

“E kemi ritheksuar dhe e ritheksojmë se ide të tilla janë të rrezikshme për rajonin dhe përtej rajonit”, ka deklaruar ajo.

Osmani: Dialogu ka nevojë për rinisje

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Maas ka thënë se Gjermania ka ofruar vazhdimisht mbështetjen e pakusht për dialogun në mes të këtyre vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me këtë çështje, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nevojë për rinisje dhe jo vazhdimësi.

“Republika e Kosovës ka ofruar dorën e bashkëpunimit dhe pse për fat të keq Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se autoritetet e Kosovës do të rrisin zërin që të arrihet drejtësi për secilën viktimë të luftës.

Sipas Osmanit, Kosova do të zhvillojë dialog me Serbinë me parime të qarta.

Maas ka thënë se ka dëgjuar parimet e palës së Kosovës në këtë proces dhe se ato do t’ia përcjellë përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në dialog, Mirosllav Lajcak.

Ndihma për vaksinim

Të dy zyrtarët kanë thënë se kanë diskutuar edhe për rëndësinë e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.

Maas ka thënë se me rritjen e prodhimit të vaksinave, Gjermania do t’i ndihmojë Kosovës që të vaksinojë popullsinë e vet dhe të tejkalojë me sukses pandeminë.

Ai ka përmendur se Bashkimi Evropian ka ndarë 12 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor, për të tejkaluar pasojat e pandemisë.

Pas Kosovës, Maas të premten viziton edhe Serbinë.

Para nisjes së takimit në Prishtinë, Maas ka thënë se lufta kundër koronavirusit është temë e takimeve të tij në Prishtinë dhe Beograd.

Image
Heiko Maas

Maas: Ideja e rivizatimit të vijave jo realiste dhe e rrezikshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se idetë për ndryshim të kufijve në rajonin ballkanik janë jorealiste dhe të rrezikshme.

Pas takimit me Vjosa Osmanin, Maas tha se rivizatimi i kufijve janë edhe ide të rrezikshme, siç u shfaqën së fundi.

“Unë sot kam theksuar mbështetjen tonë të pakusht për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë kam dëgjuar edhe temat që janë të rëndësishme për njerëzit në Kosovën në këtë proces. BE mund të jap kontribut që këto çështje të zgjidhen. Idetë dhe çështjet që janë shprehur kohët të fundit se çështjet mund të zgjidhen me vizatim të vijave janë jo realiste dhe ide të rrezikshme. Ne e konsiderojmë edhe idetë të rrezikshme”, tha ai.

Përmes një konference për medie, Maas premtoi edhe mbështetje ndaj Kosovës që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë.

“Unë i kam shprehur presidentes edhe një se qëndrimi i qeverisë së Gjemranisë është shumë i qartë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. Ne do të angazhohemi që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë për Kosovën”, tha ai.

Ndërkohë tha se javën e ardhshme platformës COVAX do t’i shtohen edhe 100 mijë doza të reja.

“Kontingjentit të platformës COVAX në javën e ardhshme atyre do t ‘i shtohen edhe 100 mijë doza të tjera. Ne do t’i mbështesim edhe më tej që ju ta vaksinoni popullsisë tuaj”, u shpreh ai.

***

 Heiko Maas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, ka qenë i prerë sa i përket dy çështjeve që janë të ndërlidhura me Kosovën, në konferencën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Ai është shprehur i qartë se Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për kosovarët, ndërsa ka theksuar se zgjidhja e çështjes së rajonit përmes kufijve të ri është temë e rrezikshme dhe aspak realiste.

Maas është shprehur se në Kosovë së shpejti do të shtohen dozat e vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa ka thënë se Gjermania mbështet Kosovën në luftën ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Kur kemi biseduar rreth temave, e di se për qytetarët e Kosovës me rëndësi është liberalizimi i vizave. I kam shprehur presidentes edhe një herë që qëndrimi i Qeverisë së Gjermanisë është i qartë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe se ai duhet të jepet. S’është çështje vetëm e përmbushjes së kritereve, por edhe e asaj që BE-ja t’i përmbahet premtimit të dhënë. Ne gjatë presidencës sonë e kemi vënë këtë çështje në krye të agjendës gjatë presidencës sonë të BE-së. Do të angazhohemi edhe për çështje të tjera si njohja e patentë-shoferëve. Ne jemi para një zgjidhjeje”, ka thënë ai.

Si pengesë kryesore për zhvillimin e Kosovës në rrugën euroatlantike ai e ka parë dialogun me Serbinë. Ka ofruar mbështetjen e tij për këtë teksa ka thënë se asgjë nuk mund të zgjidhet përmes vizatimeve mbi harta.

“Dua të nënvizoj qartë që çështjet që janë shprehur se çështjet mund të zgjidhen me vizatime me vija në harta, i konsiderojmë jo vetëm jorealiste, por edhe të rrezikshme. E konsiderojmë të rrezikshëm edhe diskutimin për këtë. Jam i lumtur që kjo të futet shpejt në sirtar e të jetë pjesë e një dosjeje të kalueshme”, ka shtuar Maas teksa ka ofruar mbështetje për zotimet e Qeverisë së re të Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Maas: Së shpejti 100 mijë vaksina për Kosovën, po punojmë në realizimin e liberalizimit të vizave

Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se gjatë javëve në vazhdim do të arrijnë në Kosovë 100 mijë vaksina.

Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave tha se ky shtet do të angazhohet që të realizohet sa më shpejt.

Osmani pas takimit me ministrin gjerman: Kosova nuk hyn në aventura të rrezikshme të ndryshimit të kufijve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të hyjë në aventura të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve të Kosovës në kuadër të procesit të dialogut më Serbinë.

Ajo në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Kosova do të jetë pjesë e dialogut, por që duhet të rishikohen marrëveshjet e kaluara. Ajo tha se presin që ky proces të përfundojë me njohje reciproke.

“Kosova ka qenë e përfshirë në dialog dhe ka ofruar bashkëpunimin pavarësisht se Serbia ende nuk ka pranuar fajësinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin për të kërkuar drejtësi. Kosova nuk do të hyjë në avntuar të rrezikshme qoftë me ndryshimin kufijsh që është e shekullit të kaluar por as cenimit të Kushtetutës së Kosovës. Natyrshëm presim që ky dialog  të përfundojë me njohje reciproke”, tha ajo.

Osmani  tha se prioritet i institucioneve të Kosovës, është menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinës, anti Covid, duke falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e deri tanishme, por edhe duke kërkuar ndihmë  për sigurimin e vaksinave.

“Ashtu siç diskutuam me ministrin çështja e parë pritet i institucioneve tona është menaxhimi i pandemisë dhe e falënderova Gjermaninë për ndihmën e dhënë për sigurimin e vaksinave përmes programit Covax”, tha Osmani.

Ajo kërkoi po ashtu që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë.

Ne besojmë shumë që Gjermania do të ndikojë tek vendet që janë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën dhe integrimin e Kosovës”, tha ajo.

Presidentja: Dialogu ka nevojë për një rishqyrtim dhe jo vazhdimësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas ka deklaruar se temë themelore e diskutimit ka qenë sigurimi i vaksinave, liberalizimi i vizave, dhe dialogu me Serbinë.

Për këtë të fundit, Osmani në një konferencë për medie tha se është e pashmangshme arritja e një njohje reciproke.

“Prioriteti themelor i institucioneve tona është menaxhimi i pandemisë. E falënderova ministrin për ndihmat në kuadër të Covax, por akoma është përqindje e vogël. Shpreha interesimin ta vazhdojmë bashkëpunimin për të pas mbështetje edhe ne të ardhmen me Gjermaninë pasi vaksinat janë të nevojshme. Çështja e dytë është liberalizimi i vizave për Kosovën, tani presim nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së ta përmbushin premtimin e tyre. Çështja e tretë që diskutuam ishte procesi i dialogut me Serbinë. Natyrisht në këto rrethana është e rëndësishme të merremi me menaxhimin e pandemisë, pasojat e tyre, papunësinë, ashtu dhe sundimin e ligjit. Por dialogu me Serbinë është proces që Kosova ka qenë e angazhuar që nga fillimi, edhe pse për fat të keq Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë. Për neve ky proces i dialogut ka nevojë për një rishqyrtim dhe jo vazhdimësi. Presim që ky proces të përfundojë me njohje reciproke”, tha ajo.

**

Ka përfunduar takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, shkruan "Bota sot".

Aktualisht Osmani dhe Maas janë duke mbajtur konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

“Kosova ka qenë e përfshirë në dialog dhe ka ofruar bashkëpunimin pavarësisht se Serbia ende nuk ka pranuar fajësinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin për të kërkuar drejtësi. Kosova nuk do të hyjë në avntuar të rrezikshme qoftë me ndryshimin kufijsh që është e shekullit të kaluar por as cenimit të Kushtetutës së Kosovës. Natyrshëm presim që ky dialog  të përfundojë me njohje reciproke”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani pret në takim kryediplomatin gjerman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Ky është takimi i parë i kryediplomatit gjerman pas arritjes në Kosovë, derisa pritet të diskutohet për perspektivën e Kosovës në Bashkim Evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët ndërmjet presidentes Osmani dhe ministrit Maas.

Gjatë ditës, ai pritet të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.

***

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas, ka arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Temë diskutimi në mes Maas dhe zyrtarëve të Kosovës pritet të jetë vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë.

Shefi i diplomacisë gjermane në orën 15:00 do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti në orën 16:30.

Ndërsa në orën 17:00 do takohet me homologen e tij, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat