Mbi 100 mijë Euro shteti ndau për ‘Kujtesën’ e biznesmenit të përfshirë në aferën milionëshe ‘Kozmocell’

Aktuale

Mbi 100 mijë Euro shteti ndau për ‘Kujtesën’ e biznesmenit të përfshirë në aferën milionëshe ‘Kozmocell’

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:13
Kujtesa

50 biznese të ndryshme përfituan shuma qindra mijëra eurosh nga Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike që u shpërndanë nga Qeveria Hoti, në tetor të vitit 2020.

Në mesin e këtyre bizneseve që kanë fituar subvencione nga kjo pako është edhe ajo e “Kujtesa Net SH.P.K.”, që është e njohur në treg për aktivitetet e telekomunikimit kabllor.

Në listën e bizneseve që e publikoi minuta më parë, Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, figuron që kjo kompani e cila është në emër të vëllezërve Fiton dhe Vijon Peja, ka fituar plotë 105.002.61 euro.

Ndonëse, në kohën e pandemisë së koronavirusit shumë biznese u mbyllën e madje edhe u shuan, kjo kompani ka punuar, por siç duket, puna e tyre është shpërblyer nga Qeveria Hoti.

Ndryshe, kompania e “Kujtesa Net”, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, i ka të regjistruar 350 punëtorë.

‘Kujtesa’ është e regjistruar në pronësi të vëllezërve Fiton e Vijon Peja dhe Andrei Christian Krikliwy.

Fiton Peja para 4 vitesh kishte aderuar në PDK. Atëkohë, Insajderi kishte raportuar ai është njëri prej biznesmenëve që është përfshirë në një prej mashtrimeve më të mëdha financiare që ka ndodhur në historinë e re institucionale të Kosovës.

Peja, sipas Insajderit ishte pjesë e një konzorciumit ‘Kozmocell’ që i shkaktoi këtë dëm vendit shumën prej 16.2 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat