Ambasadorja Demiri takon kryetarin e Jerusalemit, flasin për thellimin e partneritetit mes të dyja vendeve

Aktuale

Ambasadorja Demiri takon kryetarin e Jerusalemit, flasin për thellimin e partneritetit mes të dyja vendeve

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:15
Ines Demiri dhe Moshe Leon

E ngarkuara me punë në Izrael, e Republikës së Kosovës, Ines Demiri, ka bërë të ditur se ka takuar sot kryetarin e Jerusalemit, Moshe Leon.

Në një postim të saj, Demiri thotë se me Leon diskutuan për thellimin e partneritetit mes të dyja vendeve.

”Pata kënaqësinë të takoja kryetarin e Qytetit të Jerusalemit, Moshe Leon.

Diskutuam se si të thellojmë partneritetin tonë, si dhe mbi mundësitë që Komuna e Jerusalemit i ofron Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat