7 ankesa për procesin e zgjedhjes së 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit

Aktuale

7 ankesa për procesin e zgjedhjes së 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot është shqyrtuar propozim-vendimi i Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje tha se në këtë komision kanë arrit 7 ankesa, siç theksoi ajo kanë bazë nga procesi i aplikimit e deri në finalizim të përzgjedhjes.

Ankuesit për këto pozita janë: Edona Hajrullahu, Mehdi Geci, Arbnor Murturi, Besiana Zuka, Fatlume Deliu, Ibrahim Asllani dhe Flaka Braha.

Deputetja Balje është shprehur e habitur për këtë, siç tha ajo nuk kishte besuar që në këtë institucion për mbrojtje të të drejtave të njeriut, do të kishte shkelje të ligjit.

“Ne si komision kemi shqyrtuar ankesat. Kemi menduar që në këtë institucion të Avokatit të Popullit nuk do të ketë shkelje të ligjit”, tha Balje.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj gjatë raportimit për këtë Komision, vlerësoi se parashtrimi i pyetjeve nga kryetarja e Komisionit janë në mënyrë sugjestive.

Qelaj vlerësoi se procesi i përzgjedhjes së zëvendës avokatëve ka qenë më i miri në këtë institucion duke shtuar se ka respektuar dispozitat ligjore kushtetuese dhe të Avokatit të Popullit.

“Me ligj propozimin për përzgjedhjen e zëvendës avokatëve bëhet nga avokati i popullit, natyrisht duke qenë procesi transparent dhe hapur. Nuk ka pasur ndërhyrje. Ne përveç që nuk shkelim ligjin, ne jemi gardian për të drejtat e njeriut”, tha Qelaj.

Avokati tha se disa prej këtyre që kanë parashtruar ankesë nuk kanë përmbushur kriteret për përvojën e punës, ndërsa sipas tij, në mesin e tyre ka edhe që kanë qenë të dënuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat