“Ua përshëndeti shefin”/ Ish-këshilltari i Albin Kurtit tregon pse miqtë e Hashim Thaçit e votuan Edi Ramën

Aktuale

“Ua përshëndeti shefin”/ Ish-këshilltari i Albin Kurtit tregon pse miqtë e Hashim Thaçit e votuan Edi Ramën

Nga: A.Morina Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:57
Albin Kurti dhe Edi Rama

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, ka reaguar ndaj kritikave që iu bënë kryeministrit Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Hoxha tha se edhe miqtë e ish-presidentit Hashim Thaçi të cilë kanë pasur nënshtetësi shqiptare, kanë shkuar në Shqipëri për ta votuar Edi Ramën, por nuk janë kritikuar aq shumë.

“Si duket bashkimi kombëtar iu pëlqen sa për të votuar Ramën. Edhe Rama ua dha sinjalin duke e përshëndetur shefin e tyre dy herë brenda 10 ditësh, shkroi në Facebook Hoxha, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Miqtë e Thaçit kanë nënshtetësi shqiptare dhe vijnë votojnë për Ramën. Por, kur vjen Albin Kurti nuk iu pëlqen bashkimi i kombit. Si duket bashkimi kombëtar iu pëlqen sa për të votuar Ramën. Edhe Rama ua dha sinjalin duke e përshëndetur shefin e tyre dy herë brenda 10 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat