I vjen propozimi Albin Kurtit: Merre në dialog Ferdonije Qerkezin dhe Rifat Jasharin

Aktuale

I vjen propozimi Albin Kurtit: Merre në dialog Ferdonije Qerkezin dhe Rifat Jasharin

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:17
Albin Kurti

Uk Lushi, ish-ushtar i Batalionit të Atlantikut, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që pjesë e dialogut të jetë edhe Ferdonije Qerkezi, e cila humbi të gjithë familjen gjatë kohës së luftës.

Lushi, përmes një shkrimi në Facebook, përveq Qerkezi, ka ftuar Kurtin që në dialog ta përfshijë edhe Rifat Jasharin.

"Nuk do ta ripërsëris këtë sot. Por kam një propozim për KM Kurti: në takim me Vuçiqin dhe në delegacion të Kosovës në bisedime të Brukselit të merr dy persona, Ferdonije Qerkezin dhe Rifat Jasharin" shkruan ai.

Postimi i plotë:

Jam lodhur duke thënë qe 22 vjet pas luftës çlirimtare: "O në çështjet me Serbinë duhet të jenë bashkë pozita dhe opozita, pavarësisht kush është në pushtet e kush jo. Të gjithë duhet të jemi bashkë në gjëra të interesit shtetëror."

Nuk do ta ripërsëris këtë sot. Por kam një propozim për KM Kurti: në takim me Vuçiqin dhe në delegacion të Kosovës në bisedime të Brukselit të merr dy persona, Ferdonije Qerkezin dhe Rifat Jasharin.

Le t'u kërkojnë të huajt dhe Serbia Ferdonije Qerkezit dhe Rifat Jasharit kompromise shtesë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat