Ish-ambasadori i Holandës: Kosova rrezikon të ndahet nëse “non-paper-i” i dytë del i vërtetë

Aktuale

Ish-ambasadori i Holandës: Kosova rrezikon të ndahet nëse “non-paper-i” i dytë del i vërtetë

Nga: A.Zh Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:49
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka reaguar për “non-paper-in” e dytë, që u publikua nga media në Kosovë, e ku theksohet se veriu i vendit duhet të jetë një Rajon Autonom dhe parashihet edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bosch ka thënë se nëse dokumenti është i vërtetë, i bie që në Kosovë do të krijohet një etnitet tjetër dhe vendi do të ndahet, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, duhet të rregullohet në përputhje me rrethanat dhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

“Shpresoj që ky nuk është një dokument i vërtetë serioz dhe të ketë statusin e njëjtë me të ashtuquajturin dokumenti i Janez Jansas. Do të thoshte që edhe në Kosovën e vogël do të krijohej një entitet tjetër dhe de facto vendi do të ndahej. Në vend që të punojë për integrimin e plotë për ta bërë Kosovën me të vërtetë multietnike, kjo do të çonte në Aparteid de facto. Së fundmi, qëndroni në kushtetutë dhe rregulloni ASSM në përputhje me rrethanat, respektimi i kushtetutës duhet veçanërisht për Gjermaninë të ketë rëndësinë më të lartë”, ka shkruar ish-ambasadori Robert Bosch, në një postim në Facebook.

Dokumenti në fjalë pretendohej të ishte ide “gjermano-franceze”, por të dyja vendet e kanë mohuar autorësinë e dokumentit, duke e cilësuar si “lajm të rrejshëm”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat