"Javën e ardhshme vijnë vaksinat anti-COVID"

Aktuale

"Javën e ardhshme vijnë vaksinat anti-COVID"

Më: 29 prill 2021 Në ora: 00:03
Ilustrim

Që nga 2 prilli në Kosovë ka filluar vaksinimi i qytetarëve pas furnizimit me 24 mijë vaksina Astra Zeneca.

Mirëpo një numër i vogël i dozave të vaksinave anti-COVID kanë mbetur për t’u shpenzuar.

Podujeva dhe Gjakova janë ndër të paktat komuna ku po vazhdon procesi i vaksinimit me dozat e fundit.

Haxhi Avdyli, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se vaksinat do të sigurohen gjatë muajit maj.

“Në bazë të asaj që kamë informata, muaji maj që do të fillojë nga java e ardhshme, do të jetë muaji me lajme pozitive për sigurimin e vaksinave. Pritet shumë shpejt që të arrijnë vaksinat, brenda muajit maj do të vijnë kontingjentet e para”- tha Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat