Skender Hysenit i vjen reagimi: Këtë teori e kemi dëgjuar më parë nga Daçiç e Thaçi

Aktuale

Skender Hysenit i vjen reagimi: Këtë teori e kemi dëgjuar më parë nga Daçiç e Thaçi

Nga: G.B Më: 29 prill 2021 Në ora: 08:54
Skender Hyseni

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar ndaj Skender Hysenit, i cili ka thënë se "Kosova mund të mbetet si Palestina".

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo teori ishte dëgjuar para më shumë se dy viteve nga Ivica Daçiç dhe më pas nga Hashim Thaçi, e tani po e përsërit dhe miku i këtij të fundit, Skënder Hyseni, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Skënder Hyseni paska thënë se "Kosova mund të mbetet si Palestina". Këtë teori e kishim dëgjuar para më shumë se dy viteve fillimisht nga Ivica Daçiç dhe më pas nga Hashim Thaçi. Tani na e përsërit miku i ngushtë i Hashimit, Skënderi.

Nuk e di sa do shohim e sa do të dëgjojmë nga mbeturinat e regjimeve serbe në Kosovë të tjera ide po ashtu serbe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat