Për dy ditë e fundit, 7 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Ulqin

Aktuale

Për dy ditë e fundit, 7 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Ulqin

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:27
Ulqin

Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7 000 qytetarë nga Kosova.

Ai ka thënë se kjo shifër shumë shpejtë do të rritet.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, dje gjatë ditës u raportua se Mali i Zi ka hequr taksën kufitare prej 15 eurosh me Kosovën.

Sidoqoftë, nga disa fotografi të publikuara sot u pa se kjo nuk ka ndodhur dhe se kosovarët po presin në radhë për të kryer këtë pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat