Presidenti slloven, Pahor javën e ardhshme viziton Kosovën

Aktuale

Presidenti slloven, Pahor javën e ardhshme viziton Kosovën

Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:41
Presidenti slloven, Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Kjo është konfirmuar nga Kabineti i Presidentit Pahor.

Në takimet që presidenti slloven do të ketë në Prishtinë, pritet që të diskutohet rreth përgatitjeve për samitin Brdo-Brione

Pahor do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë një ditore.

Kujtojmë se kjo është vizita e dytë e Pahor në Kosovë, pas një vizite që kishte bërë gjatë viti 2018, në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat