Nisja e mësimit, Lenjani ka këto pyetje për ministren Nagavci

Aktuale

Nisja e mësimit, Lenjani ka këto pyetje për ministren Nagavci

Nga: A.M. Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:20
Arbërie Nagavci

Ditën e sotme nxënësit e Komunës së Kamenicës, përfshirë edhe ata të Karaçevë së poshtme, kanë filluar mësimin.

Kjo u bë e mundshme me vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.

Për nisjen e mësimit, Kryetar i bashkësisë lokale të Karaçevë së poshtme, Selver Lenjani i ka dërguar një letër ministres Nagavci.

Në këtë letër, Lenjani ka parashtruar disa pyetje për ministren Nagavci.

Po ashtu, Karaçeva e poshtme e ka mirëpritur vendimin e ministres Nagavci.

Letra e plotë:

Bashkësia lokale e fshatit  Karaçevë e poshtme për hapjen e shkollave

Kemi dorëzuar një kërkesë për ministren e arsimit Zonja Arbërie Nagavci, kërkesa e Bashkësisë lokale për mbylljen e shkollës fillore Asllan Thaqi në Karaçevë.

Me vendim të kreut të komunës u mbyll kjo shkollë që numëron mbi 100 nxënës, në mesin e 15 shkollave është edhe Karaçeva.

E nderuara ministre, ne ju falënderojmë për vendimin e hapjes së shkollave, përzemërsisht ju falënderojmë nga brezi kufitar për hapjen e kësaj shkolle, ja kthyet buzëqeshjen fëmijëve tanë dhe tërë komunitetit.

E nderuara ministre cili është vendimi i juaj për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 a do të hapen shkollat prapë në shtator të vitit 2021, a jeni praëp që të hapen këto shkollat, apo vetëm për të mos humbur viti dhe a mendoni se në brez kufitar që duhet hapur shkollat dhe të stimulohet ky komunitet.

Mbesim me shpresë se prapë me lloj kërkese që të fillojë të vazhdojë mësimi në brezin kufitar, të gjitha institucionet RKS janë të njoftuar me halle dhe brenga dhe jepja primatin komunës së Kamenicës që sytë i kemi të gjithë nga ju, dhe mbesim me shpresë se do të na dilni në ndihmë.

Me respekt,

Karaçevë e poshtme 05.05.2021

Nga bashkësia lokale Karaçevë e poshtme.

Kryetar i bashkësisë lokale Selver Lenjani.         

Image
Dokument
Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat