Peci arsyeton pagesën e rrymës në veri: Ishte veprim i detyrueshëm

Aktuale

Peci arsyeton pagesën e rrymës në veri: Ishte veprim i detyrueshëm

Më: 7 maj 2021 Në ora: 00:12
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka komentuar zhvillimet në Kuvend gjatë ditës së sotme.

Peci thotë se edhe ai nëse do të ishte deputetë do të kishte votuar për pagesën e rrymës për veriun.

“Do të kisha vepruar në atë që do të ishte interesi i vendit. Shumica e kolegëve, deputetëve ma kanë shpjeguar se një proces i tillë ishte detyrim pasi nuk kemi pasur tjetër opsion. Kosova tashmë ka arritur pavarësi energjetike dhe me veprime ndryshe do të humbnim këtë pavarësi energjetike”.

“Ka qenë një veprim i detyrueshëm e jo i dëshirueshëm për rrethanat në të cilat është gjendur qeveria e vendit”, deklaroi Peci.

Peci ka kritikuar subjektet opozitare që kanë dalë nga Kuvendi pasi sipas tij të njëjtët kanë mbështetur këtë propozim edhe në komisione parlamentare por edhe në të kaluarën.

“Nëse njëherë e voton pse herëve tjera të dalësh nga Kuvendi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat