MSh-ja: Nuk janë të vërteta aludimet se ka pasur përzgjedhje të llojit të vaksinës nga stafi shëndetësor

Aktuale

MSh-ja: Nuk janë të vërteta aludimet se ka pasur përzgjedhje të llojit të vaksinës nga stafi shëndetësor

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:54
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka komentuar reagimet e fundit drejtuar tyre rreth procesit të vaksinimit.

MSH-ja ka thënë se pandemia COVID-19 ka sulmuar edhe personelin shëndetësor, prandaj janë prioritet në vaksinim dhe sipas tyre aludimet se ka pasur refuzim të vaksinimit apo përzgjedhje të llojit të vaksinës nga një pjesë e stafit janë të pabazuara.

“Duke qenë se faza e parë e vaksinimit ka filluar në kohën kur Kosova është përballur me kulmin e infeksioneve me Covid -19, rrjedhimisht infeksioni ka atakuar edhe personelin shëndetësor dhe rrethin e tyre, prandaj kjo kategori janë edhe prioritet në vaksinim. Në vijim të kësaj faze të vaksinimit, gjithnjë duke u bazuar në Planin e vaksinimit, punëtorët shëndetësor të cilët për shkaqe objektive nuk janë vaksinuar në fillim, Inspektorati Shëndetësor dhe të gjitha kategoritë shëndetësore që përbëjnë vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19 dhe strukturat monitoruese, janë prioritet dhe do të vaksinohen, gjithashtu. Aludimet nga kushdo qoftë se ka pasur refuzim të vaksinimit, apo pritje të përzgjedhjes së llojit të vaksinës nuk janë të bazuara”, thuhet në njoftimin për media të MSH-së.

MSH-ja po ashtu ka inkurajuar qytetarët që të përcjellin njoftimet zyrtare për fazat e ardhshme të vaksinimit.

“Komiteti Kombëtar për vaksinim kundër COVID-19 u ka dhënë prioritet punëtorëve shëndetësor si kategori esenciale për menaxhim të situatës me pandeminë, krahas kategorive të tjera, që po ashtu, janë vaksinuar në fazën e parë si të moshuarit; të vendosurit në qendrat për të moshuar dhe punëtorët social që kujdesen për ta, të sëmurët kronikë në moshat e shtyra, etj., gjithnjë sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Andaj i inkurajojmë qytetarët që të përcjellin njoftimet zyrtare për fazat e ardhshme të vaksinimit dhe kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit. Ekipet e profesionistëve shëndetësor janë duke realizuar me një dinamikë të shtuar procesin e vaksinimit, duke zbatuar standardet më të larta profesionale, andaj të gjithë se bashku të mbështesim punën e tyre në këtë situatë të vështirë të shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e MSH-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat