Hajdari anulon vendimin e Krasniqit lidhur me kontrollin cilësisë së naftës

Aktuale

Hajdari anulon vendimin e Krasniqit lidhur me kontrollin cilësisë së naftës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:30
Hajdari dhe Krasniqi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se ka anuluar vendimin për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës.

Sipas saj, ky vendim jashtëligjshëm kishte bartur kompetencën e kontrollit të karburanteve nga Dogana e Kosovës tek kompanitë private të lidhura me ish-pushtetarët.

Ajo bëri të ditur se tash e tutje, kontrolli i naftës do të bëhet në Doganën e Kosovës.

“Kontrolli i naftës kthehet në Doganë, vendoset ligjshmëria. Falë punës së mirë ekipore në MINT, sot mora vendim për të anuluar dispozitat kyçe të Udhëzimit administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, i cili jashtëligjshëm ka bartur kompetencën e kontrollit të konformitetit të karburanteve nga Dogana e Kosovës te kompanitë private të lidhura me ish-pushtetarët”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.

Media kishte raportuar se paraardhësi i Hajdarit, Vesel Krasniqi, kishte marrë vendim se kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës ta bëjë kompania e baxhanakut të ish-ministrit të MTI-së po ashtu nga Nisma, Endrit Shalës, N.SH. ” EURO – INSPEKT.

Kjo kompani nën udhëheqjen e Valdet Teneqes, baxhanak i Endrit Shalës, ia “mori punën” Doganës së Kosovës, e cila kishte investuar mbi 600 mijë euro në laboratorin e naftës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat