Miftaraj: Opozita po përdor deklaratën e Gërvallës politikisht, gjuhë që i bën dëm Kosovës

Aktuale

Miftaraj: Opozita po përdor deklaratën e Gërvallës politikisht, gjuhë që i bën dëm Kosovës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 21:50
Ehat Miftaraj

Analisti Ehat Miftaraj u shpreh se tani duke parë që kemi ndryshim rolesh, duket se partitë në opozitë nuk janë duke u pajtuar me fatin e tyre dhe po kthejnë një gjuhë parlamentare që nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës.

Sipas Miftarajt, seanca e fundit ishte thirrur për gjendjen e arsimit, por u ngritën dilema lidhur me deklarata e ministres së Jashtme Gërvalla.

Miftaraj: Tani duke parë që kemi ndryshim rolesh, duket se partitë në opozitë nuk janë duke u pajtuar me fatin e tyre dhe po kthejnë një gjuhë parlamentare që nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës. Seanca e fundit ishte thirrur për gjendjen e arsimit, por u ngritën dilema lidhur me deklarata e ministres së Jashtme Gërvalla. Ajo ka qenë pjesë e LDK-së aso kohe, në vitin 2015 kur zhvilloheshin negociata për Gjykatën Speciale. Kjo deklaratë më shumë u politizua më shumë për përdorim ditor.

Miftaraj shtoi se SHBA lidhur me dialogut Kosovë-Serbi, i jep mbështetje Kurtit lidhur me këtë dialog, por theksoi se deklaratat e Kurtit disa herë janë të pamatura.

Miftaraj: Duket se LDK këtë herë në opozitë ka ushtruar kritika nga Gërvallës duke dalë në anën e kundërt, dhe duke i kritikuar ato. Kjo gjë e bëhet kur Gërvalla nuk është më pjesë e partisë së tyre, por është tashmë në pushtet. Nga ana tjetër, nëse shohim deklarata e SHBA-ve lidhur me dialogut Kosovë-Serbi, shohim se ata i japin mbështetje Kurtit lidhur me këtë dialog.

Por sjellja dhe komunikimi publik i Kurtit në këtë marrëdhënie i ka disa deklarata të pamatura duke ndikuar në qëndrimin amerikan në këtë çështje. Ai duhet të jetë më diplomatik në aspektin diplomatik. Deklarata që do ta zhbëjë marrëveshjen e Uashingtonit, nuk duhet të ishte në diskursin e kryeministrit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat