I dënuari në rastin e Kumanovës me mesazh nga burgu: Nuk u gjunjëzova me të gjunjëzuarit...

Aktuale

I dënuari në rastin e Kumanovës me mesazh nga burgu: Nuk u gjunjëzova me të gjunjëzuarit...

Nga: A.M. Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:48
Grupi Kumanova

Sot janë bërë gjashtë vjet që nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, shkruan "Bota sot".

Gjatë këtij, konflikti të armatosur mbetën të vdekur 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, si dhe tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë e Veriut.

Ndërkaq, 37 persona u arrestuan, më pas 33 nga ta u dënuan për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, kurse 4 person të tjerë u liruan, shkruan "Bota sot".

Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.

Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas të Kosovës ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat.

Ndërkaq, Mirsad Qerimi i dënuari më 20 vite burg pati deklaruar se është dorëzuar bashkë me Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizajn, shkruan "Bota sot".

Ai pati deklaruar se është keqtrajtuarë shumë nga ana e forcave policore.

Kur u mbajtën seancat e para u denoncua likuidimi i Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, por edhe disa pjesëtarëve të grupit, pas arrestimit.

Ndërkaq, gjashtë vite më vonë Mirsad Qerimi deklaron se ndjehet i lirë edhe pse është prapa grilave.

Ai shprehtë se në asnjë vend tjetër nuk reflektohet liria më shumë se në burg.

“Unë në kuptimin e vërtetë jam i lirë. Pavarësisht nga ajo se qëndroj pas grilave, për arsye se nuk e mallkova veten deri në këtë moment. Nuk u shave me të sharit, e nuk u gjunjëzova me të gjunjëzuarit. Në asnjë vend tjetër nuk reflektohet liria më shumë se në burg të mbyt me erën e saj helmuese atëherë era e mirë thotë : Ti je i lirë për arsye se nuk arritën të gjunjëzojnë , sa njerëz shpresojnë ta bëjnë atë që bëre ti , por Jo nuk ia arrijnë dot ..”, ka thënë Qerimi .

Image
Mirsad Qerimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat