Pse nuk u përfshi në plan të Qeverisë heqja e monpolit të Devollëve? Tregon Ministri Murati

Aktuale

Pse nuk u përfshi në plan të Qeverisë heqja e monpolit të Devollëve? Tregon Ministri Murati

Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:13
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar se pse nuk është përfshirë Projektligji për Automjete me të cilin parashihet heqja e homologimit, në Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025.

Mospërfshirjen e këtij projektligji në plan, Murati e ka arsyetuar duke thënë se është nismë ligjore e Kuvendit dhe se tashmë është në proces.

“Eshte nisme ligjore e Kuvendit, tashme ne process”, ka sqaruar Murati.

Image

Ndryshe, çështja për ndryshimin e Ligjit për Automjete u iniciua nga një peticion, ku u mblodhën 10 mijë nënshkrime.

Secili qytetar që importon automjet nga ndonjë vend tjetër në Kosovë është dashur të paguajë hiç më pak se 125 euro në emër të homologimit, proces ky i vlerësuar si i panevojshëm edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për vite me radhë, homologimin në Kosovë e kryen vetëm kompania “Euro-Lab”, që është në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli.

Gazeta Express vazhdimisht ka raportuar për homologimin dhe monopolet e tjera që shteti u ka dhënë biznesmenëve të familjes Devolli nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat