Haradinaj: I thash Mogherinit se nëse s’vjen Amerika në tavolinë, mos më prit

Aktuale

Haradinaj: I thash Mogherinit se nëse s’vjen Amerika në tavolinë, mos më prit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:05
Mogherini dhe Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar për përplasjet që ka pasur me ish-shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj sa ishte kryeministër i vendit ka treguar se i ka thënë Mogherinit që ‘nëse nuk vjen Amerika në tavolinë, mos më prit’.

Ndërsa, ai ka treguar se si i është përgjigjur Mogherini, pasi Haradinaj i tha se nuk do të diskutojnë për dialogun nëse SHBA-të nuk janë në tavolinë.

“Ajo më tha se nëse e thu këtë fjalë, unë nuk dal me ty në konferencë për shtyp, i thash okej shihem tjera herë”, thotë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat