Zemaj: Nuk do ta harroj ditën e tmerrit, kur toka ishte mbuluar me terr, me gjak, me dhimbje

Aktuale

Zemaj: Nuk do ta harroj ditën e tmerrit, kur toka ishte mbuluar me terr, me gjak, me dhimbje

Nga: N. H Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:01
Astrit Zemaj

Astrit Zemajn, i cili është Ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel, përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar tri ditët që nuk do t’i harrojë kurrë.

Një prej këtyre ditëve Zemaj tregon se është dita kur toka e Kosovës ishte mbuluar me terr, me gjak, me dhimbje, me zjarr, me të zi.

“Pikërisht nuk e harroj kurrë atë ditë kur vriteshin fëmijët, djemtë e vajzat, gratë e burrat, pleqtë e plakat pa përjashtim”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Tri ditë që nuk do t’i harroj kurrë!

- Atë ditën e tmerrit, kur toka ishte mbuluar me terr, me gjak, me dhimbje, me zjarr, me të zi. Pikërisht nuk e harroj kurrë atë ditë kur vriteshin fëmijët, djemtë e vajzat, gratë e burrat, pleqtë e plakat pa përjashtim;

- Dhe atë ditën e bekuar, kur nga qielli zbritën engjëjt. Atë ditë kur u dëbua agresori, pushtuesi dhe vrasësi dhe shpëtua një popoull i terë nga shfarosja dhe toka e djegur;

- Do ta kujtoj edhe atë ditë, kur ata erdhën përsëri për ta bekuar përjetësisht tokën tonë të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat