Bekim Haxhiu për Albin Kurtin: 10 euro në ditë i bie pagë mujore 200 euro, mashtrim i radhës

Aktuale

Bekim Haxhiu për Albin Kurtin: 10 euro në ditë i bie pagë mujore 200 euro, mashtrim i radhës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 00:19
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar programin qeverisës të Qeverisë Kurti 2 i cili u prezantua sot në Kuvend.

Haxhiu ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti i cili në seancën e Kuvendit është zotuar se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, ndërsa punon 8 orë në ditë.

Haxhiu tha se Kurti në fushatë kishte premtuar pagë 600 euro, ndërsa ditë më parë tha se rroga minimale do të jetë 250 euro. Ndërkohë Haxhiu tha se ky ishte një mashtrim i radhës pasi që sot Kurti deklaroi se punëtorët do të paguhen 10 euro në ditë që i bie pagë mujore 200 euro.

“Për pagën minimale është premtu 600 euro, ditë më parë e ka premtu 250, sot tha 10 euro në ditë. I bie që paga mujore 200 euro, po flasim prapë për një mashtrim”, tha Haxhiu.

Tutje ai ka komentuar edhe planin për çiftet e reja ku thuhet se do të përfitohen banesa me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove në muaj, për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120 muaj, përkatësisht 150 muaj.

“Është interesante që e ka zgjuar kureshtjen e njerëzve me një variant të financimit që e ofrojnë edhe bankat. Në vend se me i ofru rinisë punësim. Është prapë një mashtrim”, tha Haxhiu.

Ai tha se qeveria me këtë plan e rrezikon stabilitetin financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat