“Ka fëlliq gjithçka në Kosovë”, Pozhari me akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut

Aktuale

“Ka fëlliq gjithçka në Kosovë”, Pozhari me akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut

Nga: A.Morina Më: 25 maj 2021 Në ora: 22:24
Baton Haxhiu dhe Xhevdet Pozhari

Gazetari Baton Haxhiu ka kritkuar Albin Kurti duke thënë se kryeministri gënjeu tërë kohën dhe se ai patriotizmin e ka fals.

Ndaj, Haxhiut ka reaguar ashpër gazetari Xhevdet Pozhari i cili tha se ai e ka zanat tugjarllëkun se qysh me bo lekë tu fëlliq çdokënd që ia pamundëson këtë qëllim. Ai tha se Haxhiu ka fëlliq gjithçka në Kosovë.

“Pra, bëhet fjalë për njeriun që për lekë e qet në tavolinë edhe idenë e ndarjes së Kosovës, edhe për amnistimin e krimeve të luftës, - siç edhe ka vepruar”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Më në fund reagoi mentori i shumë gazetarëve të sotshëm, Baton Haxhiu: Albin Kurti ka gënjyer gjithë kohës, patriotizmin e ka fals. Dështimet për tre muaj i ka aq sa të tjerët i kanë bërë gjatë gjithë qeverisjeve.

Ky veç një zanat e njeh ma mirë se gazetarinë: Tugjarllëkun se qysh me bo lekë tu fëlliq çdokënd që ia pamundëson këtë qëllim.

E, kur fëlliq gjithçka në Kosovë dihet se kujt i shkon më së shumti për shtati: Serbisë!

Pra, bëhet fjalë për njeriun që për lekë e qet në tavolinë edhe idenë e ndarjes së Kosovës, edhe për amnistimin e krimeve të luftës, - siç edhe ka vepruar.

Sinqerisht, ndjejë keqardhje se në çfarë derexhe është katandisur.

Albinin derisa e sulmon lloji i këtij, veç le ta kthen kapuçin mbrapshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat