“Qeveria ose nuk është gati për dialog ose nuk po tregon cili do të jetë pozicioni i saj në këtë proces”

Aktuale

“Qeveria ose nuk është gati për dialog ose nuk po tregon cili do të jetë pozicioni i saj në këtë proces”

Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:26
Albin Kurti

Fakti se deri tash nuk kemi ndonjë dokument si dhe një pozicion parimor karshi dialogut, tregon që Qeveria aktuale ose nuk është gati për dialog ose nuk po tregon hapur se cilat do të jenë pozicionet e saj në këtë proces.

Kështu ka thënë në një deklaratë analisti politik Visar Ymeri.

Sipas Ymerit, nëse Qeveria nuk është gati është shumë problematike meqë, sipas tij, gjasat janë që takimet e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë do të fillojnë këtë muaj.

“Është pyetje tjetër nëse Kryeministri ka vepruar me transparencë në këtë proces. Për të vlerësuar këtë së pari duhet të sigurohemi nëse ka proces. Mendoj që, për vetë faktin se deri tash nuk kemi ndonjë dokument të mirëmenduar në formë platform dhe/ose pozicionesh parimore karshi dialogut, tregon që Qeveria aktuale ose nuk është gati për dialog ose nuk po tregon hapur se cilat do të jenë pozicionet e saj në këtë proces. Nëse nuk janë gati është shumë problematike meqë gjasat janë që takimet e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë do të fillojnë këtë muaj, ndërsa kërkesat nga miqtë tanë për angazhim më të përkushtuar në këtë proces po shtohen përherë e më shumë”, ka thënë Ymeri.

Ymeri nuk ka dashur të komentoj raportin e shefit të diplomacisë, Josep Borrell, dërguar Këshilli të Bashkimit Evropian, që u përpilua pas darkës joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në raportin të cilin e ka siguruar media përmenden tema të ndryshme, duke nisur nga dialogu Kosovë-Serbi, marrëdhëniet e Kurtit me Gjykatën Speciale, liberalizimi i vizave dhe çështja e Mini-Shengenit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat