Ndalohet publikimi i deklaratave të dëshmitarëve në rastin ‘Stenta 1’

Aktuale

Ndalohet publikimi i deklaratave të dëshmitarëve në rastin ‘Stenta 1’

Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:55
Pamje nga gjykimi

Në Gjykatën e Prishtinës, ka filluar gjykimi kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

Është paraparë që shqyrtimi gjyqësor të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të këtij rasti, mirëpo kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, duke u bazuar në ligj, ndaloi publikimin e deklaratave të dëshmitarëve.

Ferid Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë,  duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Prokuroria pretendon se ata i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumën prej 504,595.00 euro, apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat