Paralajmërohet Kurti, ja kush po shpreson në dështimin e kryeministrit – Pozhari zbulon qëllimin e opozitës

Aktuale

Paralajmërohet Kurti, ja kush po shpreson në dështimin e kryeministrit – Pozhari zbulon qëllimin e opozitës

Nga: N. H Më: 2 qershor 2021 Në ora: 08:30
Lumir Abdixhiku dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kundërshtarët e kryeministrit Kurti me padurim e presin zhvillimin e dialogut.

Ai porosit se Kurti është mirë të vetëpërmbahet në këtë temë të ndjeshme, shkruan “Bota sot”.

“Opozita pret zmbrapsjen tënde, shpreson në zgjedhje, tenderë... Ti vazhdo si njeri që e ka 50% të besimit të popullit, besimin e çdo të dytit votues”, shkruan ai.

Ja shkrimi i tij:

Kundërshtarët e Albin Kurtit me padurim e presin zhvillimin e dialogut, jo pse ju intereson epilogu dhe iu dhimbset Kosova, por ngaqë shpresojnë në dështimin e Albin Kurtit. Po t'iu dhimbsej Kosova, nuk do ta zhvasnin me dekada. Nuk do të bënin kompromise dhe gabime nga më të dhembshmet në dialog që më pas të përpiqeshin ta hudhnin fajin tek partneri qeverisës.

Përtej dërdëllisjeve të çdo natshme, Albin Kurti bën mirë që vetëpërmbahet në këtë temë të ndjeshme. E trajton si çështje të një interesi jetik dhe nuk sillet me papërgjegjësinë e atyre që i harronin çantat! Dialogu është përgjegjësi kryesore e tij. Edhe vetë Vuçiçi është i shqetësuar nga kjo heshtje e tij. Është mësuar me vite që informatat t'i merrte publikisht nga mendjelehtët që shitnin mend nëpër studio televizive. Po i quaj mendjelehtë që mos t'i ngarkoj me ndonjë epitet më të rëndë...

Por, Albin Kurti duhet ta ketë parasysh vetëm një gjë: Ky është momenti i tij! Kundërshtarët politik mezi presin tërheqjen. Janë etur prej moti për tendera që i kanë si oksigjenin. Shto këtu frikën nga zbardhja e skandaleve që çdo ditë e më shumë po bëhen të dukshme... Jo rastësisht e hapin temën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo shpresë e zbehtë iu ka mbetur.

Albin, unë nuk kam frikë nga asnjë marrëveshje që do ta kishte nënshkrimin tënd dhe bekimin e Amerikës. Për faktin e thjeshtë: Nuk ke hipoteka, ke integritet, mençuri po se po dhe jam i sigurtë se do ta bëje më të mirën e mundshme. Kjo i hap rrugë edhe reformave rrënjësore që janë të nevojshme poaq sa ajri në Kosovë.

Ne që besuam se je shpresa e fundit e paharxhuar në këtë vend, nuk të braktisim. Opozita pret zbrapsjen tënde, shpreson në zgjedhje, tenderë... Ti vazhdo si njeri që e ka 50% të besimit të popullit, besimin e çdo të dytit votues.

Të priftë e mbara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat