​Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

​Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 21:28
Massimiliano Paolucci dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor, Linda van Gelder, si dhe, menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Siç thuhet në kumtesën e lëshuar nga Presidenca, duke e uruar Osmanin për marrjen e detyrës, Van Gelder theksoi përkushtimin e Bankës Botërore për të punuar ngushtë me institucionet e reja dhe për të mbështetur projektet e planifikuara zhvillimore.

Presidentja Osmani i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për punën e bërë ndër vite, duke theksuar që ka qenë vet dëshmitare e impaktit pozitiv të projekteve të bankës në jetët e qytetarëve. Ajo theksoi që gjatë mandatit të saj, zhvillim i qëndrueshëm do të ketë vëmendje të veçantë, duke spikatur nevojën për bashkëpunim dhe investim ne sektorin e shëndetësisë dhe ringritjen pas pandemisë, tranzicionin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe në fushën e sundimit të ligjit.

Duke folur për bashkëpunimin në të ardhmen, palët u dakorduan për të vendosur vëmendje të veçantë tek edukimi i hershëm, gjersa diskutuan edhe për rëndësinë e angazhimit për fuqizimin e grave dhe aktivizimit të tyre në tregun e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat