Ish-ushtarja amerikane dhuron 5 mijë dollarë për Stomatologjinë e UP-së

Aktuale

Ish-ushtarja amerikane dhuron 5 mijë dollarë për Stomatologjinë e UP-së

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:42
Pamje nga takimi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht departamenti i stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë ka pranuar një donacion prej 5 mijë dollarë nga ish-ushtarja amerikane, Elaine Berkowitz, mjete këto me të cilat do blihen zmadhues binokular.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti derisa falënderoi ish ushtaren amerikane për këtë ndihmesë për katedrën e Stomatologjisë në UP, tha se mjetet e dhuruara do ndikojnë në përmirësimin e kushteve për këta studentë dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Sahiti: Ky donacion do ndikoj në përgatitjen e studentëve për tregun e punës

“Donacioni dhurohet në shenj falënderimi por edhe përkujtimi për shumë vite të shërbimit të saj në Kosovë, po ashtu edhe në emër të falënderimit për Agim Islamin...Unë besoj shumë që duke iu falënderuar edhe zonjës Berkowitz por edhe dekanes. Ky donacion do shkoj në vend dhe do arrijë qëllimin që me këtë shumë kushtet për studentë të Fakultetin e Mjekësisë, në degën e stomatologjisë të përmirësohen dhe të reflektohen edhe në përgatitjen e studentëve për tregun e punës”, tha Sahiti.

Kurse, profesori i degës së Stomatologjisë në UP, tashmë i cili është i pensionuar, Agim Islami, dashuria e ish ushtares amerikane për Kosovës është shprehur edhe përmes këtij donacioni, i cili do thotë shumë për studentët e stomatologjisë.

Image

Islami: Ish ushtarja e do Kosovën dhe njerëzit e saj

“Ajo me plotë bindje edhe me plotë zemër e do njerëzit e Kosovës dhe kjo është kurorëzuar me këtë donacion që është shumë i rëndësishëm edhe pse dikush që mund të thotë se simbolik por ky donacion do thotë shumë raporti Kosovë-Amerikë, Kosovë dhe populli hebraik të cilit ajo i takon dhe një dëshirë e madhe që kjo praktikë dhe kjo dashuri në mes popujve të përmendet tutje”, tha ai

Përfaqësuesja e Elaine Berkowitz, Teuta Bicaj e cila lexoi një letër që e kishte shkruar Berkoëitz, pasi nuk mund të ishte prezent në këtë ngjarje për shkak të pandemisë.

Përmes kësaj letre, ajo tha se këto mjete i dhuron për t’u dedikuar për diçka të nevojshme për Fakultetin e Stomatologjisë.

Bicaj: Këto mjete i dhuroj të përdoren për diçka të nevojshme në këtë degë

“Unë po i dhuroj këto para për nder të tij dhe ato do të përdoren për diçka shumë të nevojshme nga Fakulteti i Stomtologjisë, departamenti i protezave. Do të doja të isha atje por pandemia e ka bërë të pamundur”, tha ajo.

Falënderuese për këtë donacion u shpreh edhe dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, e cila tha se me donacioni prej 5 mijë dollarëve do të shfrytëzohen për blerjen e disa zmadhuesve binokular.

Manxhuka: Me këto mjete do blejmë disa zmadhues binokular

“Në emër të Fakultetit të Mjekësisë degës së Stomatologjisë dhe departamentit dëshiroj të falënderoj zonjës Berkowitz, për këtë donacion gjeneroz për nevojat e studentëve dhe në emër në nderim të profesor Agim Islamit i cili është profesor shumë i nderuar edhe pse tani i pensionuar ju jeni pjesë e jona çdo herë vërtetë ky donacion dhe kontribut i saj ka një vlerë të rëndësishme qoftë simbolike por edhe financiare pse jo me të cilat do të blihen disa zmadhues binokular për nevojat e studentëve sipas përcaktimit të shefit të degës së stomatologjisë“, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat