Një i vdekur, publikohen rezultatet e 2.295 testimeve për Covid-19

Aktuale

Një i vdekur, publikohen rezultatet e 2.295 testimeve për Covid-19

Nga: A.Zh Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar vetëm 7 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 147 persona, përcjell Bota sot.

Brenda ditës së fundit, janë vaksinuar 2.915 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

04 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.

Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711.

Në total numri i rasteve aktive është 11.511.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat