Sindikata reagon pas shkarkimit të kryeshefit të Infrakosit, e quan politik

Aktuale

Sindikata reagon pas shkarkimit të kryeshefit të Infrakosit, e quan politik

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:47
Hysen Nikçi

Bordi i përkohshëm i emëruar para pak ditësh nga Qeveria Kurti ka shkarkuar kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Hysen Nikçi.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryesia e Sindikatës së Infrakosit, të cilët e quajnë këtë vendim të “pabazë dhe të pa argumentuar”.

“Për ne si sindikatë ky vendim është i pa arsyeshëm, sepse nuk ka asnjë shkelje të detyrave të punës nga ana e Kryeshefit z.Nikqi, i është një nga profesionistët e dalluar në lëmin e hekurudhave, me një përvojë pune 35 vite në hekurudhë dhe me një histori të pastër kombëtare dhe morale.

Andaj shkarkimi i tij ka ardhur si pasoj e dy motiveve që mund të jenë POLITIKE ose GRUPET E INTERESIT KRIMINAL, të cilat janë të interesuara me i keqpërdor mjetet të cilat janë të dedikuara për zhvillimin e hekurudhave të Kosovës dhe kjo është arsyeja që na brengos, rrjedhimisht me këto që e cekëm më lart kërkojmë nga bordi që të na e sqaroj se në cilin grup bënë pjesë. Të gjitha arsyetimet që i ka dhënë bordi janë absurde për publikun dhe për ne.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht kryeministri z.Kurti, që menjëherë të bëjë shkarkimin e këtij bordi, të cilët që në fillim dështuan. Nëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbetur me këso lloj personalitetesh duke i emëruar në borde, atëherë “vaj halli për Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat