Agim Aliu i PDK-së kandidat i për kryetar të Ferizajt

Aktuale

Agim Aliu i PDK-së kandidat i për kryetar të Ferizajt

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:05
Agim Aliu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Agim Aliut për kryetar të komunës së Ferizajt.

"Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës jemi krenarë me Agim Aliun. Një kryetar model, që për katër vite ka dhënë shembull pas shembulli si punohet me vizion e guxim, kur dashuria për qytetin është e madhe e interesi i qytetarëve vihet në radhë të parë", tha Hoxhaj. 

Sipas tij askush, asnjëherë, nuk e ka trajtuar Ferizajn më mirë se Agim Aliu. Idetë e tij për një qytet të bashkuar, me infrastrukturë moderne, kushte ideale për biznes e banim për secilin, sot janë jetësuar falë punës të jashtëzakonshme që ai ka bërë gjatë këtij mandati. 

Ai shtoi se prandaj, Agim Aliu e ka mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës që të vazhdojë punën e mirë në të mirë të Ferizajt dhe banorëve të tij.  Ferizaj është mirë dhe i sigurtë vetëm me Agimin në krye, e kjo nuk ka pse të ndryshojë. 

"Të priftë e mbara, Agim. Faleminderit për punën e përkushtimin", tha Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat