“Ikni nga politika, populli nuk ju don më”, reagon ashpër Kurti pas takimit të Ramës me Mustafën, Haradinajn e Hoxhajn

Aktuale

“Ikni nga politika, populli nuk ju don më”, reagon ashpër Kurti pas takimit të Ramës me Mustafën, Haradinajn e Hoxhajn

Nga: N. H Më: 7 qershor 2021 Në ora: 22:40
Pamje nga takimi

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me krerët opozitarë të Kosovës, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn.

Siç është raportuar, ata janë mbledhur duke pirë nga një gotë verë në Golem.

Në lidhje me këtë takim, ka reaguar kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje për të gjithë të lartcekurit që të largohen përfundimisht nga politika.

Ja shkrimi i tij:

Image
Faton Kurti

"PAKTI I GOLEMIT"!

Bashkohen "politikanët" dështakë "Pakti i Golemit" për ti rikujtuar të "mirat" që ia sollën shqiptarëve në dy dekadat e fundit!

Çfarë na sollën këta përveçse:

POLITIKA - e cila nuk punonte por gënjente e mashtronte!

SPITALET - nuk të shëronin por të sëmurnin!

SHKOLLAT - nuk të mësonin por të diplomonin!

DREJTËSIA - të gjykonte por nuk të dënonte!

PUNA - të paguante por nuk të ngopte!

AMBIENTI - të ushqente por edhe të helmonte!

KULTURA - për të flitej por nuk ekzistonte!

MJAFT është MJAFT - IKNI nga politika, populli nuk ju don më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat