Nesër në Tiranë Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti - kjo është agjenda

Aktuale

Nesër në Tiranë Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti - kjo është agjenda

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:45
Albin Kurti

Ditën e nesërme më 10 qershor, në Pallat të Brigadave në Shqipëri zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë do të bëhen bashkë Komisioneri Europian, OlivérVárhelyi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Kryeministri i Serbisë, Brnabić, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ZoranZaev, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, LjubaSiljanoska.

Një konferencë për shtyp të Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi do të mbahet në orën 12.30.

Agjenda e Samitit që do të mbahet nesër:

Në orën 09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve

Në orën 11.00 – Seanca Plenare

Në orën 12.30 – Foto Familjare

Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Në orën 13.00 – Drekë Pune

Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.

Ky Samit vjen pas turit të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat