Kërkohet pushkatimi ose varja publike e kryekriminelit Mlladiq, dhe arrestimi i bashkëpunëtorit të Baton Haxhiut

Aktuale

Kërkohet pushkatimi ose varja publike e kryekriminelit Mlladiq, dhe arrestimi i bashkëpunëtorit të Baton Haxhiut

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:30
Ratko Mlladiq

Dje në Gjykatën e Hagës u dënua me burgim të përjetshëm kryekrimineli i Ballkanit që kreu masakra dhe gjenocid të tmerrshëm në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Pas këtij dënimi ka pasur mjaftë shumë reagime.

Dënimin e Mlladiqit e përshëndetën pothuajse e gjithë bota, të cilët kërkuan që edhe kriminelët e tjerë të burgosen për masakra dhe krimet e tmerrshme që i kanë bërë gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë.

E për dënimin e Mlladiqit ka reaguar edhe prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se Mlladiq do duhej të pushkatohet ose të varej publikisht për krimet e tij.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, po kërkon edhe arrestimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Gjithashtu Maxharraj po kërkon edhe arrestimin e bashkëpuntorit të Mlladiqit, Milan Stamatoviq, si dhe, arrestimin e Jovica Stanishiqit, bashkëpuntorit të Baton Haxhiut.

Lexojeni shkrimin e plotë:

MLLADIQ U DËNUA ME BURGIM TË PËRJESHËM. PAK, DO DUHEJ TË PUSHKATOHEJ PUBLIKISHT.

Dje Apeli i Gjykatës Ndërkombëtare të OKB në Hagë ia vërtetoi dënimin me burgim të përjetshëm krye kriminelit, monstrumit Ratko Mlladiq për krimet, gjenocidin dhe masakrat e mbi 100 mijë civileve boshnjak gjatë luftës katër vjeçare në Bosnje e Hercegovinë, që më tmerrshmja është likuidimi i mbi 8000 civilëve në Srebrenicë, zonë e mbrojtur nga OKB, të bëra nën urdhrat e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Duke e pas parasysh te tërë monstrumitetin, gjenocidin e kryer mbi popullatën civile, ky dënim më dukët i vogël, sepse nuk mund të lahen mbi 100 mijë të vrarë, të masakruar me një dënim të përjetshëm.

Ratko Mlladiqit do të duhej ti jepet dënimi më i rendë pushkatim, ose varje publike para krejt botës.

Këtij dënimi me burgim të përjetshëm sikur nuk iu gëzua Kryeçetniku i Serbisë Aleksandëe Vuçiq, bile ishte edhe shumë i dëshpëruar për dënimin më burgim te përjetshëm te “heroit të tij” Ratko Mlladiq.

Krye#etniku Aleksandër Vuçiq gjatë luftës ishte pjesë aparatit shtetëror vrasës të regjimit te Slobodan Milosheviq, bile edhe në cilësinë e Ministrit të tij. Kryeçetniku, shovenisti Vuçiq gjatë gjithë luftës ishte aktivë, ai e përkrahte, i nxiste krimet e kryera nga Monstrumi Ratko Mlladiq. Është i njohur thirrja e tij publike se “për një serb të vrarë duhet pushkatuar mbi 100 boshnjak”, ja deri këtu shkon shovenizmi dhe racizmi këtij njeriu.

Kryeçetniku Ratko Mlladiq është përgjegjës edhe për mbrojtjen e kriminelëve të luftës të cilët në vend se të dënohen ai i mbron, bile edhe ju jep pozita publike. Kështu sillet lirshëm nëpër Serbi, Milan Stamatoviç, bashkëpunëtor i Mladiqit, pastaj Jovica Stanishiq shef i UDB gjatë masakrave në Kosovë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Baton Haxhiut i cili me urdhrat e tij janë bëtë gati të gjitha krimet në Kosovë.

Kjo do të thotë se Milan Stamatoviq, Jovica Stanishiq por edhe vetë Aleksandër Vuçiq do te duhej urgjentisht të burgosën dhe të dërgohen në Hagë si kriminel të luftës. Pastaj ky Aleksandër Vuçiq është me e keqja e mundshme qe po i ndodhë Serbisë kur aksidentalisht u gjend në pozitën e Presidentit të Serbisë, në vend se të ishte në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat