Pozhari pas vendimit të Abdixhikut: Nuk kam tash asnjë argument me e kritiku

Aktuale

Pozhari pas vendimit të Abdixhikut: Nuk kam tash asnjë argument me e kritiku

Nga: A.Zh Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:55
Lumir Abdixhiku, Xhevdet Pozhari; foto ilustrim nga "Bota sot"

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zyrtarizuar tetë kandidatët e saj për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale, që do të mbahen në vjeshtë.

LDK-ja ka rikandiduar të gjithë kryetarët aktualë të komunave që udhëhiqen nga ajo, përveç Agim Veliut. Ai sipas kryetarit Lumir Abdixhiku, nuk kishte vullnet për të garuar.

E zyrtarizimin e kandidaturave të LDK-së e ka komentuar gazetari Xhevdet Pozhari.

Ai ka thënë se tani nuk ka argumente për ta kritikuar Abdixhikun, pasi ai i ka shfuqizuar të gjithë emrat problematikë në partinë e tij, përcjell Bota sot.

“Lumir Abdixhiku, pa shumë zhurmë shfuqizoi thuajse krejt emrat problematikë në LDK. Personalisht, tash për tash, nuk kam asnjë argument me e kritiku. Veç nëse e bëj prej inatit”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Këta janë kandidatët e zyrtarizuar nga LDK-ja:

- Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti;

- Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat