“Befason” Galuk Konjufca me deklaratën për krerët e UÇK-së, të arrestuar në Hagë

Aktuale

“Befason” Galuk Konjufca me deklaratën për krerët e UÇK-së, të arrestuar në Hagë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 23:30
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë në një intervistë për mediumin publik se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së.

Konjufca në intervistë për transmetuesin publik ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e domosdoshme.

Ai ka thënë se është politikë e Qeverisë Kurti që të merret aktivisht në procesin që po ndodh në Hagë, duke i mbrojtur krerët e UÇK-së, duke prezantuar prova në favor të mbrojtjes dhe përgënjeshtruar pozicionet e Serbisë me të cilat po synon ta minojë edhe luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër.

“Pa dyshim politikë zyrtare e shtetit tonë, e qeverisë sonë, e institucioneve tona është që të konsolidojmë grupet të cilat do të merreshin me mbrojtjen e tyre, që do të ishin aktivë në këtë proces, jo thjeshtë spektatorë. Ne të themi që është një proces i drejtësisë ndërkombëtare dhe ne po e vëzhgojmë se si po zhvillohet. Kështu ka qenë fatkeqësisht qasja e qeverisë së kaluar. Tash Qeveria e re duhet të merret si pjesëmarrje aktive në procesin që po ndodh atje duke i mbrojtur përfaqësuesit tanë, duke prezantuar prova në favor të mbrojtjes dhe duke përgënjeshtruar pozicionet e Serbisë me të cilat synon të na i minojë edhe luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër, por edhe tek e fundit shtetësinë dhe kredibilitetin në arenën ndërkombëtare të sovranitetit të Kosovës”, tha ai.

Kryekuvendari ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku u shpreh pesimist se brenda këtij viti mund të arrihet një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat