Ky është lajmi i fundit për policin që rrëzoi Faik Fazliun

Aktuale

Ky është lajmi i fundit për policin që rrëzoi Faik Fazliun

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Së fundi ish-kreu i Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar me pretendimin “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ku zyrtarët policor gjatë arrestimit kanë shtyrë dhe rrëzuar përtokë atë.

Pas kësaj, Inspektoriati Policor i Kosovës ka nisur hetimet. Io mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se është suspenduar polici Albert Kuqi për kryerjen e kësaj vepre penale.

Po ashtu, burimet e njëjta konfirmojnë se përveç tij, kanë filluar hetimet edhe për dy policët e tjerë, Sedat Ramadani dhe Bujar Sahitaj, të cilët janë të përfshirë në rast.

Faik Fazliu ditë më parë ka rrëfyer se si ka ndodhur rasti në një lokal në Prizren ku është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se është kërcënuar më bërtima të një njeriu jonormal, më pas është shtyrë dhe është rrëzuar përtokë.

“Polici ka kërku që ta lirojmë lokalin. Ne kemi fillu me e liru lokalin. Duke dalë polici më është drejtu “cka po kqyrë, hec më shpejtë largohu”. Ai e dike që unë nuk mundem edhe ashtu me hecë shpejtë, edhe po të doja nuk do mundesha. I thash që duke dalë jemi. Kaq, une e di vetëm që më është afru, mu ka kërcënu faktikisht me bërtima jo të një njeriu normal. Më ka shtyrë, në atë moment unë nuk kam mujtë me e mbajtë balancin dhe jam rrëzu”, ka thënë Fazliu për televizionin publik.

Ndryshe, Indeksonline kishte publikuar edhe pamje nga sulmi drejt Faik Fazliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat