Ish-agjenti i SHIK-ut paralajmëron Kurtin: Shkarkone kreun e AKI-së, një ditë na zbarkojnë edhe tanket serbe

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut paralajmëron Kurtin: Shkarkone kreun e AKI-së, një ditë na zbarkojnë edhe tanket serbe

Nga: N.Sh. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:40
Pamje nga liturgjia serbe në Kosovë

Reagime të ashpra në Kosovë kanë ndodhur pas liturgjisë serbe të mbajtur gjatë ditës së djeshme në Kishën Ortodokse Serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Këtë liturgji, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut e quan “liturgji të vampirave serbë”.

Ai përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të shkarkojë shefin e AKI-së.

Sipas tij, një ditë mund të na zbarkojnë edhe tanket serbo-ruse.

Postimi i plotë:

Liturgjia e Vampirave Serbë

Kryministër Albin Kurti, pas defilimit të paparalajmëruar në Prishtinë, në “Kishen” e Sllobodan Millosheviqit dhe Arkanit, të popave Serb, vampirave të fundit në Evropë, shkarkone shefin dhe drejtorin e AKI-së se nuk i ke për atë punë.

Një ditë na zbarkojnë njëjtë bafasisht tanket Serbo-Ruse te shtatorja e Skenderbeut pa paralajmërim të AKI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat