Mehaj: Masakra e Poklekut, dëshmi e mizorisë së forcave kriminale serbe për të cilën duhet të dëgjojë i gjithë njerëzimi

Aktuale

Mehaj: Masakra e Poklekut, dëshmi e mizorisë së forcave kriminale serbe për të cilën duhet të dëgjojë i gjithë njerëzimi

Nga: A.SH Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:30
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ishte pjesë e manifestimit përkujtimor në nderim të 54 civilëve shqiptarë të vrarë, anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha.

Ai ka thënë se kjo masakër është vetëm njëra nga dëshmitë e shumta të mizorisë së forcave kriminale Serbe për të cilën duhet të dëgjojë i gjithë njerëzimi.

Postimi në Facebook:

Në Poklek të Drenasit, sot u organizua manifestimi përkujtimor në nderim të 54 civilëve shqiptarë të vrarë, anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha.

Në masakrën e Paklekut, janë vrarë 54 qytetarë të pafajshëm, nga policia e Serbisë, ndërsa 3 të tjerë ende janë të pagjetur. 25 prej të vrarëve kanë qenë nën moshën 18 vjeçare. Prej këtyre 18 persona kanë qenë fëmijë, më të vegjël se 12 vjeç. Midis tyre pesë foshnja, prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç.

Kjo masakër është vetëm njëra nga dëshmitë e shumta të mizorisë së forcave kriminale Serbe për të cilën duhet të dëgjojë i gjithë njerëzimi.

Lavdi të gjithë Dëshmorëve dhe Martirëve të rënë për Liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat